Gushti, muaji i përgjakur! Ja sa aksidente dhe viktima u regjistruan

Shqipëria

Gushti, muaji i përgjakur! Ja sa aksidente dhe viktima u regjistruan

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 07:08
Foto ilustrim

Gushti është muaji me statistikat më të rënda përsa i përket aksidenteve.

Por, megjithatë këtë vit regjistroi një numër më të ulët aksidentesh se e njëjta periudhë një muaj më parë, por sërish shifrat janë alarmante.

Në muajin që lamë pas u regjistruan 182 aksidente në të gjithë vendin, ndërkohë që ndërruan jetë 24 persona, 13 prej të cilëve ishin këmbësorë.

Numri i të plagosurve në muajin gusht kapi shifrën e 141 personave, nga të cilët 18 morën dëmtime të rënda dhe 123 të tjerë dëmtime më të lehta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat