Vijon ende fushata e Metës për dhurimin e gjakut

Shqipëria

Vijon ende fushata e Metës për dhurimin e gjakut

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 14:47
Fushata e Metës për dhurimin e gjakut

Vijon fushata e nisur nga presidenti Ilir Meta për dhurimin e gjakut.

Këtë të dielë, të rinj dhe besimtarë vullnetarë ju përgjigjën thirrjes së Vëllazërisë Ungjillore Shqiptare për t'u solidarizuar me kauzën humane të dhurimit të gjakut, në ndihmë të fëmijëve talasemikë dhe kujtdo që ka nevojë jetike për të.

"Mirënjohje për punën e palodhur të pastor Ylli Doçit dhe të gjithë udhëheqësve të besimeve fetare, që edukojnë shoqërinë me vlerat më të mira njerëzore dhe hyjnore" shkruan Meta në facebook.

Presidenti përsërit mesazhin se të dhurosh gjak, do të thotë të shpëtosh jetë.

"Krenar për kontributin e vyer të dhënë nga "Aleanca për Dhurimin e Gjakut", që vijon të jetësojë porosinë e Shenjtores Nënë Tereza: "Dashuria s'mund të mbetet vetëm. Nuk ka kuptim. Dashuria duhet të vihet në veprim dhe ky veprim është shërbimi."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat