Shpërthen bombola e gazit në një banesë, lëndohen 3 persona

Shqipëria

Shpërthen bombola e gazit në një banesë, lëndohen 3 persona

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 20:16
Ilustrim

Tre persona kanë mbetur të plagosur në Xhafzotaj të Shijakut (Durrës) mbrëmjen e sotme.

Raportohet se personat në fjalë janë plagosur si pasojë e shpërthimit të gazit që kishte rrjedhur nga një bombol gazi.

Njoftimii policisë:

Më datë 16.09.2021, në orën 19:15, në Xhafzotaj, Durrës, dyshohet si pasojë e shpërthimit e një bombole gazi në banesë, janë lënduar shtetasit Q. M., 60 vjeç, B. M., 45 vjeçe dhe  B. M., 17 vjeçe, banues në Xhafzotaj, Shijak, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat