Thellohet tragjedia nga shpërthimi i bombolës në Velipojë, humb jetën edhe nëna e tre fëmijëve

Shqipëria

Thellohet tragjedia nga shpërthimi i bombolës në Velipojë, humb jetën edhe nëna e tre fëmijëve

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 20:26
Pamje nga vendi i tragjedisë

Thellohet tragjedia që goditi familjen Gjoka pas shpërthimit të bombolave të gazit në një hotel në Velipojë.

Ka ndërruar jetë ditën e sotme, Alketa Gjoka, nëna e dy vajzave që humbën jetën më herët për shkak të plagëve të marra.

Më herët humbën jetën edhe dy vajzat Daniela dhe Klarisa Gjoka, të cilat mbetën të plagosura nga shpërthimi i bombulës së gazit më 4 korrik në Velipojë.

Familja u dërgua për kurim në Itali, por fatkeqësisht nuk ia dolën dot.

I vetmi i mbijetuar nga familja është djali i vogël 12 vjeç, i cili është në koma.

Në momentin e shpërthimit nuk kishte turistë në godinë, por flakët qenë fatale për nënën dhe vajzat e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat