​Për tetë muaj 144 persona vdiqën në aksidente trafiku në Shqipëri

Shqipëria

​Për tetë muaj 144 persona vdiqën në aksidente trafiku në Shqipëri

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 00:05
Foto ilustrim

Në Shqipëri është rritur ndjeshëm numri i aksidenteve me pasoja fatale. Sipas Institutit të Statistikave, në tetë mujorin e këtij viti numri i aksidenteve rrugore është rritur me 20%.

Konkretisht, në harkun kohor të tetë muajve të fundit, janë shënuar 919 aksidente ose 154 më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Në raportin e INSTAT, thuhet se në tetë muaj 144 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore, ose thënë ndryshe ka pasur 30 vdekje më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar

Aksidentet rrugore në 15,7 % të rasteve, kanë ardhur për shkak të sjelljes së gabuar të këmbësorëve. Qarku i Tiranës ka regjistruar 26 të vdekur, më pas vjen Fieri me 21, Lezhë 19 dhe Elbasani 18.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat