VOA: Mbërrin një grup tjetër prej 259 qytetarë afganë në Tiranë

Shqipëria

VOA: Mbërrin një grup tjetër prej 259 qytetarë afganë në Tiranë

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 19:54
Afganët

Një grup tjetër me 259 fëmijë, gra e burra të larguar nga Mazari Al Sharif, mbërriti sot në Shqipëri dhe zbriti në aeroportin ndërkombëar të Rinasit.

Numri i shtetasve afganë të srehuar Shqipëri është aktualisht në afro 960 persona, të cilët erdhën në grupe të ndryshme pas trazirave që shpërthyen në Kabul.

“Falë koordinimit me partnerët, ata kanë tani një strehë të sigurt, duke rikonfirmuar edhe njëherë seriozitetin dhe përkushtimin e Shqipërisë për shpëtimin e qindra qytetarëve afganë” - u shpreh Olta Xhaçka, ministre për Europën dhe Punët e Jashtme.

Autoritetet shqiptare shprehën menjëherë gadishmërinë për të strehuar një numër qytetarësh afganë sapo shpërthyen dhuna talebane dhe trazirat në Kabul.

Shqipëria është një ndër vendet e para që u angazhua për mikpritjen e qindra grave, vajzave, fëmijë, gazetarë e përkthyes dhe veprimtarëve të shoqërisë civile afgane./VOA

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat