Rama bën publike pamjet nga punimet në Piramidën e Tiranës

Shqipëria

Rama bën publike pamjet nga punimet në Piramidën e Tiranës

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 08:44
Pamje nga videoja

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike pamjet nga puna për transformimin e Piramidës në qendrën më të madhe të Inovacionit Teknologjik në rajon.

Rama uron një të diel të bukur me pamjet nga punimet që po vijojnë nën mbikëqyrjen e arkitektit të famshëm hollandez Winny Mass.

“Mirëmëngjes dhe me këto detaje të punës që vijon për transformimin e Piramidës në qendrën më të madhe të Inovacionit Teknologjik në rajon, nën mbikqyrjen e arkitektit të famshëm hollandez Winny Mass, ju uroj një të diel të bukur”, shkroi Rama.

Projekti i rivitalizimit të Piramidës së Tiranës synon transformimin e saj në një qendër multifunksionale në qytet, duke siguruar hapësirë për të rinjtë dhe qytetarët që të angazhohen në art, kulturë dhe teknologji krijuese.

Plani synon të krijojë simbolin e ri për Tiranën, ku ndërtesa është e arritshme nga të gjitha anët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat