Ura e rrezikshme në Elbasan, banorët e dy lagjeve: Kemi frikë të kalojmë, Bashkia nuk ndërhyn

Shqipëria

Ura e rrezikshme në Elbasan, banorët e dy lagjeve: Kemi frikë të kalojmë, Bashkia nuk ndërhyn

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 15:30
Ilustrim

Ura e cila shërben si mjet lidhës mes dy lagjeve, asaj “Dyli Haxhire” dhe “28 Nëntori” në Elbasan ka degruar dhe përbën rrezik serioz për banorët e dy lagjeve. Ata thonë se ndihen të frikësuar që të kaluar, pasi dërrasat janë kalbur dhe u rrezikohet jeta.

Pamjet që po shihni i takojnë urës e cila shërben si mjet lidhës mes dy lagjeve, asaj “Dyli Haxhire” dhe “28 Nëntori” në Elbasan.

Edhe pse ka vetëm 10 vite që është ndërtuar gjendja e saj ka degraduar aq sa të kthehet në rrezik për jetën e shumë banorëve që jetojnë këtu.

Për shkak se ura është me dërrasa jo rezistente ndaj faktorëve atmosferik ndër vite ka bërë që ato të kalben dhe të shkëputen në disa pjesë.

Banorët thonë se ndjehen të frikësuar sa herë që duhet të kalojnë këtu sidomos kur dërgojnë fëmijët në shkollë.

Afrimi i stinës së dimrit rrit edhe frikën tek qytetarët për shkak se edhe reshjet e shiut do të jenë më të shpeshta dhe amortizimi i urës mund të shkaktoj incidente në çdo kohë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat