Java nis e ngrohtë, meterologia tregon çka do të ndodhë nga e mërkura

Shqipëria

Java nis e ngrohtë, meterologia tregon çka do të ndodhë nga e mërkura

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 09:09
Adiola Bani

Temperaturat e larta të fundjavës do të vijojnë edhe gjatë ditëve të para të kësaj jave. Meteorologia Adiola Bani tregoi për Euronews Albania se për shkak të lagështirave do të jetë zagushi.

Ndërkohë nga e mërkura e deri në fundjavë temperaturat do të ulen ndjeshëm deri në 7 gradë Celcius.

Ajo tha se në pjesën më të madhe të javës do të jetë vrenjtur dhe me reshje të pakta ndërsa nga e mërkura e në vijim do të ketë reshje më të mëdha në gjithë vendin.

Po fundjava?

Meteorologia Bani tregoi se do të jetë një fundjavë e freskët, me vranësira dhe herë pas here do të ketë kthjellime.

Ndërkohë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut moti do të jetë I paqëndrueshëm, por temperaturat të larta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat