Gjyqtarja kalon vetingun, përqafohet me të atin në sallën e gjyqit

Shqipëria

Gjyqtarja kalon vetingun, përqafohet me të atin në sallën e gjyqit

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 12:04
Diamela Goxha dhe babai i saj

Diamela Goxha, gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë të Kavajës, kalon me sukses vetingun.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi sot në detyrë gjyqtaren. Pas vendimit ajo ka ndarë gëzimin duke u përqafuar me të atin.

Trupa Gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Etleda Çiftja, Lulzim Hamitaj, pasi analizuan provat dhe faktet vendosën konfirmimin në detyra të subjektit të rivlerësimit Diamela Goxha.

Image

Damiela Goxha ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2013 dhe është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Beratit. Në vitet 2014-2015, Goxha ka punuar si ndihmëse ligjore në Gjykatë të Lartë dhe prej vitit 2018 e kryen funksionin në Gjykatën e Kavajës.

Diamela Goxha, gjyqtare aktualisht pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë u përball me vetingun me 23 shtator 2021 për tri kriteret e vlerësimit atë të ligjshmërisë së pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat