Mbërrijnë 29.250 doza të vaksinave Pfizer

Shqipëria

Mbërrijnë 29.250 doza të vaksinave Pfizer

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 22:13
Foto

Mbrëmjen e sotme kanë mbërritur në Rinas dhe 29.250 doza të vaksinave Pfizer.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në Facebook, ajo shkruan se në total Shqipëria ka siguruar 2.074.560 doza të vaksinave kundër koronavirusit.

Postimi i Ogerta Manastirliut:

Edhe 29,250 doza vaksine Pfizer mbërritën në mbrëmje në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 2,074,560 sasinë e vaksinave anticovid që kanë mbërritur deri tani në vendin tone.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë është shënuar një ulje e numrit të të infektuarve, ndërsa numri i viktimave mbetet i lartë.

Janë regjistruar 294 raste të reja teksa kanë humbur jetën 13 qytetarë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat