Kjo është mësuesja 46-vjeçare që humbi jetën në spitalin e Pogradecit

Shqipëria

Kjo është mësuesja 46-vjeçare që humbi jetën në spitalin e Pogradecit

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 22:37
Foto ilustrim

Gazetarja Lorena Kodra siguroi fotografinë e mësueses 46-vjeçare, që humbi jetën mbrëmjen e sotme në Spitalin e Pogradecit, në rrethana të paqarta.

Ajo është paraqitur në spital e shoqëruar nga familjarë rreth orës 19:00, pasi nuk ishte ndjerë mirë, por gjendja e saj ishte përkeqësuar minuta pas mbërritjes në spital, duke ndërruar jetë.

46-vjeçarja A.B. është transferuar në morgun e qytetit, por autopsia do të kryhet nga ekspertë nga Tirana, nisur edhe nga pretendimet e familjarëve.

Ka qenë prokuroria, ajo e cila ka kërkuar ekspertizën nga kryeqyteti, për të zbardhur rrethanat e vërteta të vdekjes së 46-vjeçares, e cila sipas familjarëve, nuk vuante nga ndonjë sëmundje. Policia dhe prokuroria vijojnë hetimet rreth rastit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat