Ambasadori kinez Zhou Ding takon kryeparlamentaren Nikolla: Kina dëshiron zgjerimin e bashkëpunimit me Shqipërinë

Shqipëria

Ambasadori kinez Zhou Ding takon kryeparlamentaren Nikolla: Kina dëshiron zgjerimin e bashkëpunimit me Shqipërinë

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 13:46
Pamje nga takimi

Ambasadori kinez në vendin tonë takoi sot kryetaren e re të parlamentit, Lindita Nikolla dhe kërkoi rritjen e bashkëpunimit midis dy shteteve.

Ambasadori Zhou Ding theksoi se Kina ka vullnetin e plotë për të zgjeruar bashkëpunimin me Shqipërinë si edhe rritjen e bashkëpunimit parlamentar midis të dy vendeve.

“Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Kinës janë miqësore. Marrëdhëniet ekzistuese politike, midis qeverive e parlamenteve të të dy vendeve, mund dhe duhet të intensifikohen. Midis të dy vendeve ka edhe mundësi të pashfrytëzuara për për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar. Në Kuvendin e Shqipërisë do të formohet së shpejti Grupi i Miqësisë me RP të Kinës”, thuhet në njoftimin për shtyp të parlamentit.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, shtoi se “Kuvendi do të rrisë bashkëpunimin me Asamblenë Kombëtare Popullore të Republikës së Kinës dhe do të nxisë bashkëpunimin e gjithanshëm midis të dy vendeve dhe dy popujve tanë”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat