Grabitet kompania e biznesmenit kuksian në autostradën Tiranë-Durrës

Shqipëria

Grabitet kompania e biznesmenit kuksian në autostradën Tiranë-Durrës

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 10:54
Foto ilustrim

Dy persona janë futur gjatë natës në një kompani në autostradën Tiranë-Durrës duke marrë një shumë parash.

Lajmi është bërë i ditur nga policia përmes një njoftimi paraprak. Nuk dihet ende identiteti i personave që kanë kryer vjedhjen dhe as shuma që ata kanë marrë. Blutë bëjnë me dije po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

“Paraprake: Gjatë natës, dy persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur një shumë të papërcaktuar parash në firmën e shtetasit A. D. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gazetarja e ABC Xhensila Kodra ka mundur të mësojë se bëhet fjalë për kompaninë e Arlind Dedjas, djalit të biznesmenit nga Kukësi Naim Dedja i cili një vit më pas ndërroi jetë nga shkaqe natyrale pikërisht në një prej magazinave të kompanisë së tij në autostradën Tiranë-Durrës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat