Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Shqipëria

Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 07:52
Ilustrim

Masat ajrore të qëndrueshme do të sjellin në pjesen më të madhe të ditës mbizotërim të kthjellimeve në zonën bregdetare dhe të ulët, ndërsa vranësira të pakta do të ketë në shtrirjen Lindore.

Por gjatë pasdites dhe në vijim pritet shfaqje e vranësirave kalimtare në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Sipas MetoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 27°C.

Era do të fryejë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke sjell dallgëzim 2 – 3 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat