Cili politikan fshihet pas kompanisë offshore? Flet gazetari që zbuloi emrin e shqiptarit në “Pandora Papers”

Shqipëria

Cili politikan fshihet pas kompanisë offshore? Flet gazetari që zbuloi emrin e shqiptarit në “Pandora Papers”

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 19:26
Gjergj Erebara i ftuar në një lidhje Skype me studion e “Zona Zero”

Gazetari Gjergj Erebara i ftuar në një lidhje Skype me studion e “Zona Zero” në Top News, foli më shumë për skandalin e “Pandora Papers”.

Ai tha se nuk dihet me siguri nëse janë të përfshirë politikanë, apo njerëz të lidhur me ta. Sipas Erebaras, i cili nxorri dhe emrin e shqiptarit Vasil Kallupi, të përfshirë në skandal, politikanëve shqiptarë nuk i leverdis përdorja e këtyre parajsave fiskale.

“Mos e merrni si të mirëqenë që janë politikanë, sepse flitet për persona të lidhur me ta, nuk është konfirmuar akoma. Kjo kompani është e panjohur dhe nuk dihet ça aktiviteti ka, ça funksioni ka apo pse i ka marrë këto para. Ngjan skemë tipike e pagesës së ryshfetit, edhe pse nuk ka gjë që e vërteton, por është tipike. Tenderi ka vlerë 29 mln euro, ka kompani të panjohura. Nuk mund të themi që nuk ka politikan shqiptar që nuk përdor këto lloj skemash për të fshehur paratë e tyre, por duke qenë se drejtësia është e dobët në Shqipëri dhe lufta kundër parave të pista është e dobët, është më kollaj për biznesmenët t’i mbajnë paratë në Shqipëri, se sa të përdorin parajsat fiskale. Parajsat fiskale janë përdorur nga kompanitë koncesionare, sepse duan të fshehin fituesit fundorë,” tha Erebara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat