“Shqipëria do rritet 7,2 për qind”

Shqipëria

“Shqipëria do rritet 7,2 për qind”

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 20:03
Ilustrim

Përshpejtimi i aktivitetit ekonomik në pjesën e parë të vitit ka bërë që Banka Botërore të rishikojë pritshmëritë për rritjen ekonomike në 7.2% për 2021, duke e përmirësuar me 2.8% që prej raportit të qershorit. 

Por, në vijim thekson institucioni ndërkombëtar në raportin e fundit ritmet e rritjes do të ngadalësohen në 3.8% dhe 3.7% në vitet 2022 dhe në 2023.

Por, me gjithë pritshmëritë optimiste Banka Botërore vlerëson se perspektiva ekonomike mbetet e pasigurt në një kohë kur rastet ditore të numrit të të infektuarve me Covid po rriten në vend.

Nëse qeveria rivendos masat kufizuese thuhet në raport do të ndikonin ndjeshëm aktivitetin e shërbimeve e të prodhimit si dhe në punësim, ku tregu i punës duket se nuk po rikuperohet ende në nivelet e pritshme pas goditjes që mori si pasojë e karantinës së vendosur një vit më parë.

Qeveria ka pezulluar përkohësisht rregullin fiskal që nuk lejonte rritjen e borxhit publik dhe do t’i drejtohet tregut të huaj për një Eurobond të ri prej 500 milionë euro dhe banka Botërore vlerëson se rreziqet e rifinancimit mund të jenë prezente nëse rritet kërkesa e tregut dhe normat e interesit për marrjen e tij.

Ndër të tjera, ekspertët e Bankës Botërore theksojnë domosdoshmërinë e mirë administrimit fiskal në mbledhjen e të ardhurave, pasi grumbullimi i dobët I arkëtimeve me vetë 26.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto pengon investimet e nevojshme publike dhe kapitalin njerëzor.

Vlerësimi i Bankës Botërore për rritjen ekonomike të vendit me 7.2% është ndjeshëm më i lartë se pritshmëritë e qeverisë e cila pret që ekonomia këtë vit të zgjerohet me 5.5%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat