Manastirliu i përmend humbjen, Basha ngrihet nga karriga, ndërhyn garda

Shqipëria

Manastirliu i përmend humbjen, Basha ngrihet nga karriga, ndërhyn garda

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 11:13
Lulzim Basha

Një debat i fortë ka ndodhur në kuvend mes kreut të PD-së Lulzim Basha dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Basha gjatë fjalës së tij e akuzoi qeverinë për gënjeshtra lidhur me vaksinim dhe vdekjet nga covid. Në një përgjigje për Bashën Manastriliu i ka hedhur poshtë akuzat madje i ka përmendur edhe humbjen Bashës. Kjo e ka acaruar edhe më tej situatën ku kreu i PD-së është ngritur nga karrigia dhe ka shkuar drejt foltores ku ishte Manastirliu. Në këtë moment kishte edhe një ndërhyrje të gardës.

Basha: Nuk është mbledhja e oligarkëve. Ku mund të bësh gjëra siç do ti. Është kuvend dhe ka disa rregulla. Askush nuk i përmendi emrin. Por jeni me regji. Hajdutët e tenderave sekret. Ajo regji se gjysma prej jush nuk do ishin këtu. Ta tregoj unë se ku do isha unë. Po gjysma prej jush nuk do ishit këtu. Zbato procedurën se nuk të jep të drejtën për ta kthyer në një kotec Kuvendin. Por ne nuk kemi hyrë për të qëndruar pas Fermës së Kafshëve. Harrojeni këtë. Nëse nuk do mbash përgjegjësi personale për shkatërrimin që në nisje të asaj. Nëse nuk je si dispeçer i atij që të ka vënë aty.” 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat