Lufta Berisha-Basha / Rama: Është shumë e rëndë..

Shqipëria

Lufta Berisha-Basha / Rama: Është shumë e rëndë..

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 23:57
Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën në PD dhe takimet e ish-kryeministrit Sali Berisha me demokratët për të rrëzuar Lulzim Bashën.

Rama tha se ajo që po ndodh tek PD është e shëmtuar dhe për të ardhur keq për ata që i kanë besuar.

“Interesimi i madh i medias nuk tregon ndonjë interes të madh publik. Cirku pa pagesë me elefantë dhe minj sjell spektatorë. Por përtej interesimit të mediave dhe të tjerave, për vendin është e rëndë kjo që ndodh me partinë e dytë, praktikisht opozitën.

Është shumë e rëndë, shumë për të ardhur keq. Sa e shëmtuar edhe për të ardhur keq për ata që i kanë besuar asaj partie”, tha Rama në emisionin Zone e Lire.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat