Anticikloni i fuqishëm, meteorologët: Kujdes! Ja çfarë na pret nesër

Shqipëria

Anticikloni i fuqishëm, meteorologët: Kujdes! Ja çfarë na pret nesër

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 17:00
Foto ilustrim

Situata sinoptike këto ditë më shumë i ngjason dimrit dhe po të ishim në nëntor ose dhjetor do të kishim reshje bore për disa ditë me radhë. Anticikloni i fuqishëm në veri dhe verilindje të Evropës dërgon ajrin mjaft të ftohtë në drejtim të rajonit tonë, ndërsa cikloni i fuqishëm në Mesdhe, gjegjësisht në Italinë Jugore dërgon, lagështinë e nevojshme për reshje atmosferike.

Cikloni i fuqishëm nesër (e diele) do të fillojë lëvizjen e tij dhe me qendrën e tij do të vijë drejt territoreve tona dhe me këtë rast do të kemi intensifikim të reshjeve të shiut. Cikloni pastaj do të largohet shpejt në drejtim të Detit të Zi, Ukrainës, Rusisë dhe Skandinavisë.

Reshjet më të fuqishme priten përgjatë gati gjithë vijës bregdetare shqiptare dhe malazeze. Edhe në viset tjera priten reshje të herëpashershme shiu të intensiteve të ndryshme, por nuk priten reshje shumë të mëdha.

Në viset e larta malore priten reshje të herëpashershme bore, ndërsa gjatë javës tjetër me uljen e mëtutjeshme të temperaturave reshjet e borës mund të paraqiten edhe në vende pak më të ulëta të Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat