Tomorri: A do ketë rritje çmimi energji për biznesin e mesëm dhe të madh? Borxhi u rrit me 200 mln euro

Shqipëria

Tomorri: A do ketë rritje çmimi energji për biznesin e mesëm dhe të madh? Borxhi u rrit me 200 mln euro

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 18:56
Klodian Tomorri

Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri ka komentuar konferencën e kryeministrit Rama lidhur me energjinë elektrike dhe masat që do të merren nga qeveria.

Sipas Tomorrit, Rama ka peshkuar mediet, pasi në planin e tij 2 pika do të thotë se nuk do të bëjë asgjë.

Ai pyet se çfarë do të ndodhë me biznesin e mesëm dhe të madh lidhur me çmimin e energjisë elektrike, do të rritet direkt.

Tomorri shton se borxhit i shtohet edhe një shifër 200 milionë euro, si dhe shprehet se rritja te bizneset e mëdha të energjisë sërish do të përcillet te konsumatorët.

Tomorri: Perfundimisht eshte bere shume usta. Doli para mediave dhe foli per krizen e rende. Shpalosi planin me tre pika, ku 2 nga pikat ishin s’do kete kufizime dhe nuk do kete rritje te cmimit per familjet dhe biznesin e vogel. Dmth dy nga pikat e planit ishin qe nuk do bejme asgje. Mediat i peshkoi. Te gjithe u leshuan me titujt lehtesues; kryeministri jep lajmin e mire, nuk ka rritje cmimi energjie per familjet dhe biznesin e vogel etj etj. Fitore e madhe me nje fjale. Askush nuk ben pyetjen me the thjeshte dhe llogjike te mundshme; mire per familjet dhe biznesin e vogel s’do rritet, por me biznesin e mesem dhe te madh cfare do ndodhe?

 

Se dyti, cfare nenkuptohet me biznes i vogel se ketu eshte bere nje lemsh i madh me kategorizimin e biznesit qe nuk merret vesh me. Dmth ku do te filloje kerbaci? Tani ajo qe nuk kuptova une, eshte kjo: Do rrise cmimin direkt per te gjitha bizneset me xhiro mbi 10 milione leke ne vit. Do rrise cmimin direkt per biznesit me xhiro mbi 14 milione leke ne vit? Do e rrise vetem per ata qe jane te lidhur ne tensionin e mesem?  Apo do i nxjerre jashte nga furnizimi i rregulluar per te bere rritje te fshehte, qe kur te kthehen tek furnizuesi fundor, dmth OSHEE, t’u kercase 300 lekeshi per kilovat ballit? Nga 1 janari, nje nga keto kater skenaret siper eshte ngjarje e sigurte me probabilitet 1. Nderkohe edhe nje shuk 200 milione euro iu shtua malit te borxhit publik.

Me pas pyetjet vazhdojne: Kur t’u rritet ketyre bizneseve cfare do ndodhe?  Do ia percjellin konsumatorit ne cmimet e produkteve apo sherbimeve qe ofrojne?  Apo do dalin nga tregu per shkak se do mbyten nga konkurrenca e bizneseve te vendeve te tjera fqinje, te cilat e kane koston e energjise shume me te ulet.  Nejse. Mediat i peshkoi. Kjo ka rendesi. Per ca dite tirujt do jene keshtu; Rama jep lajmin e mire, nuk ka rritje cmimesh. Nderkohe ju te biznesit te mesem dhe te madh kapni garuzhdet te henen dhe tek sheshi se e hengret shkopin. Ah se harrova. Edhe nje pyetje te fundit. Meqe kemi nje jave ne krize energjie, ministren e energjise e di njeri ku eshte? Se te gjithe po flasin per krizen e energjise, pervec ministres qe e ka detyrim ligjor menaxhimin e ketij sektori. Ajo di gje per kete planin apo jo se ajo do e zbatoje kete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat