Policia blindon Elbasanin, operacion në vendin ku u vra Lulzim Bitri dhe Ardian Çollaku

Shqipëria

Policia blindon Elbasanin, operacion në vendin ku u vra Lulzim Bitri dhe Ardian Çollaku

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 23:00
Foto ilustrim

Një aksion blic ka nisur në qytetin e Elbasanit, në rrethrrotullimin e Luleve, vend pranë të cilit u vranë pak ditë më parë Lulzim Bitri dhe Ardian Çollaku.

Operacioni bëhet kryesisht për kërkimin e personave problematikë në qytet, të shpallur në kërkim dhe që lëvizin të lirë.

Automjetet që kryejnë manovra të rrezikshme si dhe makinave të shtrenjta u bëhet kontroll fizik dhe të dokumentacionit. Deri në këto momente nuk raportohet për asnjë person të shoqëruar.

Kamioni me targa maqedonase përplas Citroen-in në Elbasan, humb jetën 54-vjeçarja, një tjetër rëndë!

Vetëm pak ditë më parë, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Luleve, u ekzekutuan me armë zjarri sapo zbritën nga makina Lulzim Bitri e Ardian Çollaku.

Lulzim Bitri mbeti i vdekur në vend kurse Çollaku e ndërroi jetë disa orë më vonë në Spitalin e Traumës. Pak minuta pas atentatit, policia gjeti duke u djegur automjetin tip Volvo në një rrugë në fshatin Balldre, 6.2 km larg nga vendngjarja.

Pista kryesore e hetimeve është përqendruar tek larja e hesapeve. Dy viktimat rezultojnë të përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale në Elbasan. Ndërkohë ende nuk ka asnjë autor të arrestuar për krimin e dyfishtë që tronditi Elbasanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat