Rama: Nuk jemi të zhgënjyer për negociatat, Evropa jo në formën e saj më të mirë

Shqipëria

Rama: Nuk jemi të zhgënjyer për negociatat, Evropa jo në formën e saj më të mirë

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 08:37
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë në televizionin kombëtar gjerman, NTV ku është shprehur se sa u takon negociatave, në të kaluarën do të ishte i zhgënjyer, por tani ka mësuar se Evropa nuk është në formën e saj më të mirë

Ai tha se Angela Merkel do t’i mungojë Gjermanisë e të gjithë Evropës, madje krejt botës edhe rajonit ballkanik do t'i mungojë

Rama theksoi se ajo ka bërë gjithçka në mundësitë e saj për Evropën, duke hapur derën për refugjatët.

Kryeministër Rama, ju po vini nga Sllovenia, nga samiti i BE -së dhe praktikisht kishte shtrëngime duarsh dhe fjalë të këndshme. Jeni të zhgënjyer?

Kryeministri Edi Rama: Jo, sepse në të vërtetë nuk prisja asgjë tjetër. Në të kaluarën do të ishim të zhgënjyer, por kemi mësuar se Evropa nuk është në formën e saj më të mirë dhe ne e kuptojmë këtë, prandaj thjesht vazhdojmë punën tonë. Siç e dini, ne duhet të krijojmë patjetër një Shqipëri që mbart të njëjtat vlera dhe standarde si Bashkimi Evropian. Dhe jo sepse Berlini, Parisi, Brukseli na detyrojnë, por sepse kjo është ajo që ne do duam për fëmijët tanë.

Angela Merkel është një nga mbështetëset tuaja dhe është për zgjerimin e BE -së. Do t’ju mungojë ajo?

Kryeministri Edi Rama: Unë besoj se Angela Merkel do t’i mungojë Gjermanisë e të gjithë Evropës, madje krejt botës dhe mendoj se edhe rajonit tonë do t'i mungojë... Ndoshta edhe për shkak të së kaluarës së saj ajo ka një vizion të Ballkanit. Ajo e di se çfarë do të thotë të dalësh nga diktatura, nga një diktaturë komuniste. Dhe sigurisht ajo ka bërë gjithçka në mundësitë e saj për Evropën, duke hapur derën për refugjatët. Sidoqoftë, pas krizës së refugjatëve, as Gjermania as Bashkimi Evropian nuk janë më të njëjtët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat