Nuk sigurohet sasia e kërkuar e energjisë për periudhën 13-17 tetor

Shqipëria

Nuk sigurohet sasia e kërkuar e energjisë për periudhën 13-17 tetor

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 18:33
Foto

Furnizuesi i Tregut të Lirë SH.A, pjesë e shoqërisë OSHEE Group, nuk arriti të siguronte sasinë e kërkuar të energjisë elektrike, 44.400 MWh, e nevojshme për periudhën 13-17 tetor.

Nga sasia e kërkuar prej 44,400 MWh, u sigurua sasia 24,920 MWh me çmim mesatar 258.47 Euro/ MWh, rreth 6.4 milionë Euro.

Ankandi u zhvillua në 3 faza përmes platformës online.

Në këtë procedurë, në të cilën morën pjesë 10 shoqëri vendase dhe të huaja, rezultoi se u sigurua më pak se gjysma e sasisë së energjisë së kërkuar, me çmim mesatar 255.79 Euro/ MWh, rreth 4.9 milionë Euro.

Furnizuesi i Tregut të Lirë SH.A sqaron se për plotësimin e sasisë së energjisë së kërkuar u zhvillua një ankand i dytë, në të cilën gjithashtu nuk u arrit të sigurohej sasia e energjisë së kërkuar. Pavarësisht zhvillimit të dy ankandeve, nuk u arrit të sigurohej sasia e kërkuar.

Rezultatet përfundimtare të dy ankandeve të ditës së sotme janë:

Nga sasia e kërkuar prej 44,400 MWh, u sigurua sasia 24,920 MWh me çmim mesatar 258.47 Euro/ MWh, rreth 6.4 milionë Euro.

Administratorja e kompanisë FTL, Erina Rexhepi, sqaroi për mediat procedurën që ndiqet për blerjen e energjisë elektrike., procedurë e cila realizohet bazuar në Rregulloren e miratuar nga Enti Rregullator i Energjisë me Vendimin Nr. 103, datë 23.06.2016. Rexhepi u shpreh se është platforma IT online e cila bën automatikisht vlerësimin e ofertave mbi kriterin e çmimit më të ulët dhe plotësimit të sasisë së kërkuar për tu blerë. Me qëllim rritjen e sasive të ofruara dhe mundësisë së uljes së çmimit  mund të realizohen faza optimizimi. Furnizuesi i Tregut të Lirë SH.A do të marrë masat e nevojshme për plotësimin e sasisë së nevojshme të energjisë elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat