Shqipëria arrin 1.8 milionë vaksinime, Edi Rama ka një apel për qytetarët

Shqipëria

Shqipëria arrin 1.8 milionë vaksinime, Edi Rama ka një apel për qytetarët

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 21:36
Edi Rama

Shqipëria ka arritur në 1 milion e 800 mijë vaksinime. Lajmi është bërë I ditur nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ndërkohë Rama krahas fotos me të dhënat e vaksinimit ka bërë edhe një apel për qytetarët që të vaksinohen sa më shumë.

Kujtojmë se lidhur me vaksinimi ka pasur një debat mes opozitës dhe ministrisë së Shëndetësisë.

Opozita hedh akuza se vendi ynë ka shumë pak vaksinimi dhe është me nivelin më të ulët në rajon, ndërsa ministria e Shëndetësisë i ka hedhur poshtë këto akuza. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat