Bojaxhiu: Po hidhni shashka! Çela: Po krijoni panik tek qytetarët

Shqipëria

Bojaxhiu: Po hidhni shashka! Çela: Po krijoni panik tek qytetarët

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 22:10
Adrian Çela dhe Gjergj Bojaxhi

Adrian Çela administratori  i OSHEE-së, i ftuar sot në emisionin Open në Top Channel është përfshirë në debat me aktivistin Gjergj Bojaxhi, i cili ka qenë drejtor i KESH 2007-2009.

Çela është shprehur se Bojaxhiu po krijon panik tek shqiptarët në lidhje me energjinë elektrikë, ndërsa ai e ka kundërshtuar duke theksuar se ka keq menaxhim nga ana e qeverisë dhe institucioneve kompetente.

Pjesë nga debati i tyre:

Bojaxhi: E kam gjetur me 40%  dhe e kam dërguar në 34%.

Çela: E ke lënë me 35% humbje.

Bojaxhi: Unë kam të paktën 11 vite që jam qytetar i lirë. Skandaloze që akuzon një qytetar se çfarë ka bërë.

Çela: Në kohën tuaj as që e kishit në objektiv, e ka kontrolli i entit.

Bojaxhi: Nuk jam aksioner.

Çela: Unë kam fakte, njerëzit sot veç panikut të çmimit që kryeministri i sqaroi qartazi, nuk ka panik që s’ka drita. ju po fryni një gjë që nuk ekziston.

Bojaxhi: Keq menaxhimi nuk është frikë është fakt.

Çela: 26 mijë, ka zbritur në poshtë 15 mijë.

Bojaxhi: Ka maratonë fushore dhe maratonë malore.

Bojaxhi: Po hidhni shashka e po flisni për aksioner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat