Akuzat e Bylykbashit për pazar mes PD-PS, reagon Taulant Balla: Vetingu?

Shqipëria

Akuzat e Bylykbashit për pazar mes PD-PS, reagon Taulant Balla: Vetingu?

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 14:34
Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka reaguar sot për deklaratat e deputetit demokrat Oerd Bylykbashi, i cili foli për atë që ai e quante “tregti kuajsh” ose “pazar”, që sipas tij, kryeministri Edi Rama i ofron Partisë Demokratike.

I pyetur nëse i ka “ofruar PS, Partisë Demokratike reformën territoriale në shkëmbim të votave për zgjatjen e afateve të vetingut”, Balla iu përgjigj gazetarëve se nuk ka asnjë “pazar” dhe se kjo çështje nuk duhet të politizohet.

“E konsideroj cështje tepër teknike tek e cila politika duhet të rrijë larg, në kuptimin e rëndësisë që ka procesi i vetingut, i cili deri tani ka ecur tejet mirë.

Do propozoja askush prej nesh mos e politizojë, ta mbajmë si cështje tejet teknike, si nevojë e vijueshmërisë së reformës historike në drejtësi.

Dua t’u garantoj që nuk ka asnjë lloj “pazari” sepse kjo është një çështje që e konsideroj të një rëndësie të vecantë ku secili deputet duhet të marrë përgjegjësinë që i takon“, tha Balla.

Pyetje: Në PD ka një debat kryesisht me aktorë Lulzim Bashën dhe Oerd Bylykbashin që thotë se PS jep në shkëmbim të votave të vetingut në kushtetutë reformën territoriale. A ka një ofertë të tillë nga ana e partisë suaj?

Përgjigja e Taulant Ballës: Dua të sqaroj që ekspertët tanë janë duke punuar intensivisht dhe qoftë zonja Bushka apo kolegë të tjerë dhe me dy insttitucione ndërkombëtare që kanë këshilluar mbarëvajtjen e reformës në drejtësi për të konkluduar në amendamentin kushtetues për zgjatjen e mandatit të komisionit të përkohshem të kualifikimit. Në kuptimin që të arrijmë që të kemi brenda një kohe të shkurtër këtë amendament gati dhe pastaj i cili të jetë gati për të filluar prcedura parlamentare.

Ju e dini që një amendament kushtetues kërkon një kohë minimalisht 45 ditë por shkon edhe në 60 ditë dhe si i tillë kjo do kërkojë shumë punë.

E konsideroj cështje tepër teknike tek e cila politika duhet të rrijë larg, në kuptimin e rëndësisë që ka procesi i vetingut, i cili deri tani ka ecur tejet mirë.

Do propozoja askush prej nesh mos e politizojë, ta mbajmë si cështje tejet teknike, si nevojë e vijueshmërisë së reformës historike në drejtësi.

Dua tu garantoj që nuk ka asnjë lloj “pazari” sepse kjo është një çështje që e konsideroj të një rëndësie të vecantë ku secili deputet duhet të marrë përgjegjësinë që i takon.

Për çështjet e tjera do vijojmë ta themi e ta rishprehim gatishmërinë tonë për të qenë në mënyrë vijese të hapur për të diskutuar pa rezerva cdo cështje që mund të vija nga opozita në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat