FMN e prerë me qeverinë: Ndaloni ndryshimin e buxhetit me akt normativ. Menaxhoni më mirë sektorin e energjisë dhe ujit

Shqipëria

FMN e prerë me qeverinë: Ndaloni ndryshimin e buxhetit me akt normativ. Menaxhoni më mirë sektorin e energjisë dhe ujit

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 15:07
Yan Su

Shefja e misionit të FMN-së për Shqipërinë, Yan Su deklaron se Shqipëria po përballet me dy sfida ndërsa shtoi se rritja e çmimeve të energjisë janë rreziqe.

“Norma e inflacionit është rritur për shkak të rritjes së produkteve të inflacionit. Shohim kushte të tjera dhe rritje të çmimeve të energjisë që janë rreziqe.

Sfidat për Shqipërinë janë të dyanshme.

Së pari: Investimi në mënyrë efikase tek njerëzit e ekonomia.

Së dyti: Rindërtimi i hapësirës për manovrim të politikës fiskale duke ulur defitcitin shumë të lartë fiscal dhe borxhin publik. Mënyra për të kapërcyer këto sfida është ndërtimi i një strategjie ambicioze për të rritur të ardhurat tatimore dhe përmirësuar transparencën dhe cilësinë e investimeve publike.

FMN u kërkon autoriteteve shqiptare më shumë transparencë në shpenzimet publike. Kërkon ndalimin e ndryshimit të pr/buxhetit me akt normativ dhe monitorimin më të mirë të ndërmarrjeve shtetërore të ujit dhe energjisë.  

Një plan i përshtatjes fiscale duhet formuluar dhe zbatuar qysh prej 2022 duke synuar për të pasur një tepricë prej 1.5 % të PBB. Duhet rritur cilësia dhe transparenca në shpenzimet publike.

Pas tërmetit, Mbështetja buxhetore duhet të orientohet tek personat që kanë më nevojë duhen mbështetur këto familje

Ndryshimet që lidhen me hartimin e zbatimin e ligjit organik të buxhetit duhet të bëhen përmes procedurave parlamentare dhe përdorimi i akteve normative për ndryshimin e buxhetit brenda vitit, përvec rrethanave emergjente duhet të ndërpritet.

Përveç kësaj rreziqet fiskale në rritje, përfshirë ato nga PPP-të garancitë qeveritare dhe ndërmarrjet shtetërore të ujit dhe energjisë duhet të monitorohen më mirë dhe menaxhuar më mirë  dhe duhen trajtuar siç duhet shkaqet e tyre themelore.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat