Etilda Gjonaj uron Mimi Kodhelin për detyrën e re: Na bën krenare

Shqipëria

Etilda Gjonaj uron Mimi Kodhelin për detyrën e re: Na bën krenare

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 16:25
Etilda Gjonaj

Deputetja e PS Mimi Kodheli, është rizgjedhur zv.presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Lajmin e jep kolegia Etilda Gjonaj, e cila shkruan se Kodheli është rizgjedhur si përfaqësuesja e parë e Shqipërisë në këtë detyrë.

“Shumë suksese Mimi Kodheli për rizgjedhjen unanime në pozicionin e zëvendës Presidentes së Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Krenare për rizgjedhjen tënde si përfaqësuesja e parë në këtë detyrë”, shkruan Gjonaj.

Kujtojmë se, Mimi Kodheli zgjidhet për herë të dytë në këtë pozicion pasi edhe një vit më parë e ka marrë këtë detyre!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat