“Gjenocid ekonomik” Goci: Qytetarëve u rriten çmimet e taksat, atyre që marrin tendera e PPP u ulen

Shqipëria

“Gjenocid ekonomik” Goci: Qytetarëve u rriten çmimet e taksat, atyre që marrin tendera e PPP u ulen

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 16:50
Ervin Goci

Në një intervistë për RTV Ora, pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci u shpreh se sektorë e prekur nga kriza administrohen në mënyrë staliniste nga një kokë, ose me monopole.

Ai tha se ndërsa qytetarëve u rriten çmimet, bizneset e mëdha, të gjitha ata që ndajnë tenderat me qeverinë apo PPP-të, kanë taksa shumë të ulta.

Goci: Kjo është një krizë tërësore, që nuk është krizë çmimesh, por ne e dimë shumë se kush sektorë janë prekur, të cilat administrohen në mënyrë staliniste nga një kokë, ose me monopole. Rasti më flagrant është karteli i miellit, ku një ditë të bukur mblidhen ata personat dhe thonë se do ta rrisin çmimin. Shoqëria shqiptare është e ndërtuar në atë mënyrë që gjithçka varet nga taksat e shqiptarëve. Ky është një gjenocid ekonomik, sepse peshën e gjithë shërbimeve publike dhe taksave e mbajnë qytetarët.

Ndërkohë, të gjithë bizneset e mëdha, të gjitha ata që ndajnë tenderat me qeverinë apo PPP-të, kanë taksa shumë të ulta, ndërsa të tjerët kanë gjylen mbi kokë. Protesta në shesh bëhet ose nga emergjenca ose nga një aspiratë politike për të ndryshuar një vendimmarrje. Reagimi i parë në këtë rast është emergjenca. Ne kemi bërë një listë çmimesh dhe kemi parë që ka rritje të jashtëzakonshme të çmimeve të pa justifikuara. Ka abuzim, mos ndërhyrje të shtetit dhe modeli ekonomik në këtë çështje. Nëse nuk je në shesh nuk dilet nga kjo situatë.

Goci shtoi se kjo protestë e ka kthyer vëmendjen te përgjegjësit realë, që është qeveria dhe do të vijë në përshkallëzim kur qytetarët ta kuptojnë ndikimin ne xhepat e tyre.

Goci: Kjo është një gjë që do të vijë në përshkallëzim. Ne duhet të japim dinamikën se kush është fajtori, do të duket si një fenomen global, por nuk do të kuptohet. Kjo protestë e ka kthyer vëmendjen te përgjegjësit realë, që është qeveria. Kjo do të përshkallëzohet kur qytetarët do ta shohin te xhepat e tyre dhe kur ta kuptojnë se nuk do të ketë sektor që nuk do të preket.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat