Brataj: Kush ka bërë vaksinën anti-Covid mund të bëjnë edhe vaksinën e gripit

Shqipëria

Brataj: Kush ka bërë vaksinën anti-Covid mund të bëjnë edhe vaksinën e gripit

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 19:58
Skënder Brataj

Me zbritjen e temperaturave në vendin tonë, kanë nisur edhe virizat e stinës, duke bërë që bashkë me mutacionin Delta, të vështirësojnë më tepeër situatën.

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj këshillon që në këtë periudhë të aplikohet edhe bërja e vaksinës anti-grip.

Sipas tij edhe personat që kanë bërë vaksinën anti-Covid, mund të bëjnë edhe atë anti-grip.

“Sigurisht që mund të paraqiten edhe gripërat e stinës dhe do të sillen sipas një dinamike që do të na vijë. Për mua si specialist edhe bërja e vaksinës së gripit është e këshillueshme. Shumë shtete të tjera e kanë vendosur që të bëhet vaksinimi si për gripin dhe Covid-in. Periudha tetor –Nëntor është periudha e gripitm, ku çdo vit ka qenë edhe periudha e vaksinimit dhe mund të fillohet vaksinimi anti-grip”, u shpreh Skënder Brataj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat