Tërmeti që ra sot dëmtoi banesat në Topojan, Banorët: Kemi frikë mos na shemben, të na ndihmojë shteti

Shqipëria

Tërmeti që ra sot dëmtoi banesat në Topojan, Banorët: Kemi frikë mos na shemben, të na ndihmojë shteti

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 12:14
Ilustrim

Dy lëkundje të forta tërmeti u ndjenë mëngjesin e sotëm, (29 tetor 2021)  në vendin tonë. Lëkundja e parë ishte me magnitudë 3.3 të shkallës Rihter, ndërsa lëkundja e dytë 4.5.

Epiqendra ka qenë në fshatin Topojan në Bashkinë e Bulqizës, me një thellësi 10 kilometra.

Banorët e fshatit Topojan të trembur nga tërmeti thonë për Ora News,  e shtëpitë e tyre kanë pësuar dëme serioze dhe se kanë frikë të qendrojnë në shtëpi

"Kam dal nga shtëpia. Kam shumë dëm. Është dëmtuar kolona e shtëpisë dhe një pjesë e murit. Nëse shembet kjo kolonë, bie komplet shtëpia në tokë. Kërkoj ndihmë nga shteti. Isha në këmbë, kur ra tërmeti, nxora nënën dhe gruan jashtë.  Shyqyr Zotit nuk pata fëmijët brenda, ishin në shkollë. Deri tani nuk ka ardhur askush të verifikojë dëmet", tha një banor.

Ndërsa një banor tjetër thotë se si dhe familja e tij kanë frikë të jetojnë në shtëpinë e dëmtuar dhe se do shkojnë të jetojnë në banesën e vëllait.

Ndërkohë shprehet se deri më tani nuk ka shkuar askush të verifikojë dëmet e tërmetit.

"U frikësuam nga tërmeti dhe kemi dalë jashtë. Nuk mund të jetojmë brenda, kemi frikë mos shembet komplet shtëpia. Nuk mund të rrimë këtu, do shkojmë të shtëpia e vëllait. Nuk ka ardhur asnjë për të verifikuar dëmet", u shpreh banori i fshatit Topojan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat