Pamje/ Sherri me grushta mes ekstremistëve grekë në Bularat të Gjirokastrës që u fsheh nga mediat

Shqipëria

Pamje/ Sherri me grushta mes ekstremistëve grekë në Bularat të Gjirokastrës që u fsheh nga mediat

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 18:34
Pamje nga video

Në ceremonitë, gjatë ditës së “OQI”-it që u udhëhoq nga autoritete të larta shtetërore greke në Bularat të Gjirokastrës, pati edhe një ngjarje që i “shpëtoi” mediave shqiptare.

Nga një video e shpërndarë prej një personi që ka qenë në vendngjarje shikohet se pikërisht në përkujtimoren që u zhvillua në kishën e Bularatit për nder të Kostandin Kacifas është zhvilluar një përleshje me grushta, ndërmjet eksponentëve ekstremistë grekë.

Me shkrirjen e Agimit të Artë, po bëhet një luftë mes Nea Demokratia dhe një partie të djathtë që ka dalë nga radhët e saj, për të marrë kauzën e minioritetit grek në Shqipëri. Në video shikohet  Babis Karadhanos, që përplaset me një tjetër përfaqësues politik grek. Që nuk e le të flasë por e qëllon me grushta.

Vitin e shkuar Karathanos është shpallur ‘Non Grata’ nga ana e ministrisë së jashtme shqiptare, por këtë herë ai ka hyrë në Shqipëri pa ju dridhur qerpiku.

Karathanos, në video dëgjohet tek kërkon që minoritarët duhet të mobilizohen për të luftuar e mbrojtur të drejtat e tyre. Por, ndërsa dikush i kërkon të mos bëjë politikë në Shtëpinë e Zotit, eksponenti ekstremist e largon me dhunë.

Kjo ngjarje, duhet thënë se është pritur mjaft keq nga shikuesit grekë që kanë parë videon, ku pjesa më e madhe e tyre e konsideron një turp, pasi është shkelur një ceremoni përkujtimore në Kishë.

Mjaft, komentues akuzojnë Karathanon dhe ekstremistët e tjerë grekë, se me politikën e tyre po i bëjnë keq minoritetit grek në Shqipëri duke e kthyer në kamikaz.

Madje një prej tyre e akuzon direkt se është fajtor për radikalizimin e Kostandinos Kacifas, i cili tipik si një kamikaz shkaktoi ngjarjen terroriste të Bularatit dy vite më parë, ku qëlloi me armë në fshat, duke rrezikuar jetën e njerzve.

Siç dihet, Kacifas u vetëvra pasi u rrethua nga forcat RENEA, të cilët shkuan për ta arrestuar në një kodër pranë fshatit.

Megjithatë, autoritetet greke e konsiderojnë Kacifasin një “martir”. Madje mjaft nga media e politika greke, akuzuan rëndë ministrin e Arsimit të Greqisë, të asaj kohe, i cili deklaroi se akti i Kacifasit ishte terrorist dhe është i dënueshëm. “Si do të thonit ju nëse një turk në Thrakë të bënte të njëjtën gjë?” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat