Dyfishohen abuzimet seksuale me fëmijët në 10 muajt e fundit në Shqipëri

Shqipëria

Dyfishohen abuzimet seksuale me fëmijët në 10 muajt e fundit në Shqipëri

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 21:35
Foto ilustrim

Një raport alarmant është publikuar në media, ku të paktën 11 fëmijë shqiptarë janë abuzuar apo ngacmuar seksualisht nga janari i këtij viti.

Sinjalizimi është bërë prej tyre në Linjën Kombëtare të Këshillimit për Fëmijë, duke vënë në alarm edhe punonjësit socialë, që flasin për dyfishim të numrit.

“Janë 11 raste të raportuara nga fëmijët për abuzim apo ngacmim seksual nga periudha janar-tetor i këtij viti, ndërkohë që një vit më parë ishin vetëm 5. Janë kryesisht persona nga rreth i njohur familjar apo shoqëror. Të gjitha rastet i kemi referuar në prokurori.”

Po aq shqetësuese sipas tyre  është rritja e numrit të fëmijëve që po bien pre e bullizmit apo ngacmimeve pedofilike në internet.

“75 raste janë raportuar për abuzim dhe dhunë, ndërsa kemi vënë re se është shtuar numri i bullizmit online 241 raste, kjo edhe për shkak se tashmë fëmijët dhe të rriturit po kalojnë më shumë kohë në internet”.

Mbi 2000 fëmijë kanë telefonuar në linjën alo 116, 111 gjatë 9 muajve për të raportuar mbi rastet e dhunës, për të cilët është mundësuar ndihma e psikologut apo është bërë referim i rastit në organet ligjzbatuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat