Kjo është noterja që iu vendos eksploziv në veturë

Shqipëria

Kjo është noterja që iu vendos eksploziv në veturë

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 08:03
Rezarta Koçi

Detaje të reja mësohen nga shpërthimi me eksploziv i një makine mbrëmjen e djeshme në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë.

Sipas News24, mësohet se lënda plasëse i është vendosur mjetit tip “Range Rover” në pronësi të noteres Rezarta Koçi.

Deri më tani nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes teksa policia po punon për zbardhjen e saj.

Nga shpërthimi i regjistruar rreth orës 23:00 ka pasur vetëm dëme materiale. Mësohet se tritoli ishte vendosur në pjesën e përparme të makinës.

Mjeti ishte i parkuar në zonën e Komunës së Parisit, pranë kryqëzimit me “Rrugën e Kosovarëve”.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 23:05, tek Komuna e Parisit, dyshohet se në mjetin e parkuar në pronësi të shtetases R. K, ka plasur një sasi e vogël lënde plasese, ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat