“Unë jam kobra, ti je tigri, si i bën flokët, si kafshon”, Shehi komenton batutat mes Bashës dhe Ramës në parlament

Shqipëria

“Unë jam kobra, ti je tigri, si i bën flokët, si kafshon”, Shehi komenton batutat mes Bashës dhe Ramës në parlament

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 07:17
Dashamir Shehi

Deputeti Dashamir Shehi ka komentuar mbi batutat e shkëmbyera midis kryeministrit Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike zotit Basha duke i cilësuar ato si punë pa asnjë lloj vlere.

“Unë, më dëgjuat besoj në parlament që thash, qoftë e fundit kjo histori që zgjatet prej shumë vitesh në fakt, prej 8 vitesh. Por që unë të kafshoj ty edhe unë jam kobra, ti pastaj më ha mu, unë jam tigri ose ku e di unë këto fjalë, këto lloj batutash.

S’ka produktivitet njëherë, sidomos për opozitën, ai që është atje është kaluar ai kryetari i socialistëve, zgjedhjet i ka fituar, paratë e buxhetit i ndan sipas qejfit të vet, për ato që ka harxhuar e shpenzuar s’jep asnjë lloj përgjegjësie.

Ne me këto punë duhet të merremi, këto janë hallet e Shqipërisë pastaj sa i gjatë je ti, sa i pashëm, si i bën flokët, si kafshon kështu gjërash këto janë punë pa asnjë lloj vlere,” shprehet Shehi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat