“Krimi i Veliajt te liqeni”, ambientalistët: Kryebashkiaku shtron pistat e vrapimit, pret pemët

Shqipëria

“Krimi i Veliajt te liqeni”, ambientalistët: Kryebashkiaku shtron pistat e vrapimit, pret pemët

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

Ambientalistët e cilësojnë krim prerjen e pemëve nga kryebashkiaku Veliaj për hapjen e pistave të reja të vrapimit  të parku Artificial i Tiranës. Projekti që ka filluar punimet ka rrafshuar  një pjesë të pyllit  dhe qytetarët do të bëjnë vrap në smog.

Prej ditësh ne zonën e liqenit artificial, kanë filluar punimet për pistën e e re te vrapimit , që do tu kushtojë taksapaguesve 58.132.777 lekë pa TVSH. Me këtë projekt ka nisur dhe prerja e pemëve, që për ambientalistin Sazan Guri është krimi më i madh që po i  bëhet mjedisit.

"Ndikimi që ndodh në mjedis, që quhet mjedis jetik dhe përkthehet në shëndetin e njeriut. Nuk mjaftojnë ndërtimet që ky kryetar publik bashkie dhunoi këtë park natyror, do ndërtohet një pistë 400 metra, nuk ka as tabelë projektimi nuk ka asgjë, ka prerë pemët. Këta janë hajdutë, punojnë natën" tha Guri.

Ambientalisti bën përgjegjës kryebashkiakun Veliaj për shkatërrimin jo vetëm të liqenit por dhe të Tiranës në tërësi.

"7 kryeministra nga '56 deri në 2015 që erdhi ky lali mortja nuk vunë dot dorë mbi atë që quhet zonë A e paprekshme. Fare mirë do ta kuptoja këtë po të ndërtonte një ligj që ajo që ishte e ndaluar të ishte e lejuar. Ky kështu e donte, që atje ku ishte e ndaluar ky të ndërtonte në mënyrë që  të fitonte statusin e njeriut të madh, nëj njeri që nuk pyet për ligj," u shpreh Guri.

Punimet do të zgjasin 6 muaj me kontaktues G.AC Shpk. Ato po mbikëqyren nga kompania “He&sk” 11 SHPK ndërsa autoriteti kontaktor është agjencia e parqeve dhe rekreacionit.

Liqeni Artificial i Tiranës mban statusin e parkut kombëtar , por prej vitesh ai ka qenë në shënjestër të ndërhyrjeve të Bashkise se Tiranës dhe pemët vijnë duke rënë njëra pas tjetrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat