Shkrumbohet një automjet në Korçë

Shqipëria

Shkrumbohet një automjet në Korçë

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Një automjet është djegur tërësisht rreth orës 02:30 të së enjtes në fshatin Mborje të Korçës.

Mësohet se automjeti ishte në pronësi të shtetasit Arjel Cene nga Mborje.

Në polici ai ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt me të tjerë.

Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat