Topi: Basha i paaftë, Berisha për hallin e vet, halli i së djathtës nuk zgjidhet as me 11 as me 18 dhjetor

Shqipëria

Topi: Basha i paaftë, Berisha për hallin e vet, halli i së djathtës nuk zgjidhet as me 11 as me 18 dhjetor

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 23:31
Bamir Topi

Në një intervistë për RTV Ora, ish-presidenti Bamir Topi u shpreh se Basha është njeri pa koherencë, pa karakter, i paaftë dhe në 3 metra të gënjen 4 herë.

Ai theksoi se Berisha ka qenë kryeministër dhe nuk ka zgjidhur çështjen e pronës dhe atë të të përndjekurve politikë.

Ai shtoi se Berisha tashmë ka dalë nga halli në foltore, duke pohuar se përballje me Bashën tashmë është një hall mes tyre.

Topi: Basha është njeri pa koherancë, pa karakter, i paaftë dhe në 3 metra të rrenë 4 herë. Njerëzit kanë rënë midis dy të këqija relative, ku do të pranojnë të keqen më të vogël. Dy janë kolonat që ka e nuk i japin përgjigje kurrë. Berishës i bëjnë pyetje për të përndjekurit. Sot doli dhe recitoi veprat e martirëve Vilson Blloshmi dhe Genc Leka. Ai ka qenë kryeministër, ku ishte ai që ata sot po e marrin këstin e fundit nga Edi Rama. Së paku të mos e prekte këtë temë. Ku është historia e pronës këtu? Për çfarë të djathte flasim këtu.

Topi: Basha ka qenë manekin i Berishës, nuk e besoj Foltoren, me të dy Rama fiton gjithmonë

Prandaj dalje e Berishës është një dalje prej halli. Nuk ka të bëjë me moshës, sepse ai mund të ketë vitalitet, por çështja është se çfarë ke në esencë. Çfarë kë bërë me të përndjekurit dhe pronën? Asjgë, prona është në kaos sepse pas 30 vitesh janë njerëzit të përçarë dhe gjyqeve ose e kanë humbur shpresën. Kjo trajektore është dalje për hall dhe hallin e kanë midis tyre. Halli i së djathtës nuk zgjidhet as me 11 ose me 18 dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat