Makina përplas këmbësoren në Korçë dhe largohet

Shqipëria

Makina përplas këmbësoren në Korçë dhe largohet

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 17:27
Foto nga vendi i ngjarjes

Një mjet përplasi pasditen e sotmë një këmbësore në zonën e ish-Leshpunueses në qytetin e Korçës.

Burime bëjnë me dije se mjeti është larguar nga vendngjarja pas përplasjes dhe janë sekuestruar kamerat për identifikimin e kapjen e autorit.

Ndërkohë, këmbësorja është transportuar në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk dihet gjendja e saj.

Policia e mbërritur në vendngjarje po heton për zbardhjen e aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat