Udhëtimi ndalon në Peshkopi, i riu nga Tirana kapet me 3 klandestinë në mjet, po shkonte drejt Morinës

Shqipëria

Udhëtimi ndalon në Peshkopi, i riu nga Tirana kapet me 3 klandestinë në mjet, po shkonte drejt Morinës

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 16:02
Foto ilustrim

Një 21-vjeçar, banues në Tiranë, ra në prangat e policisë së Dibrës pasi u kap duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm kundrejt shpërblimit.

I arrestuari është shtetasi me iniciale S. K.

"Shtetasi i mësipërm është kapur nga shërbimet e policisë, në dalje të qytetit të Peshkopisë, me mjetin tip 'Ford',  duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin në pikën e kalimit kufitar të Morinës, me destinacion më pas drejt vendeve të BE-së" bën me dije policia.

Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", dhe "Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat