Basha do të padisë Kuvendin e Berishës: Falsifikoi logon dhe vulën e partisë

Shqipëria

Basha do të padisë Kuvendin e Berishës: Falsifikoi logon dhe vulën e partisë

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 19:13
Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Lulzim Basha ka mbledhur kryesinë e Partisë Demokratike në kohën që Kuvendi i Berishës numëronte votat e fundit të shkarkimit të tij.

Sipas rezultatit Basha u shkarkua nga Kuvendi i thirrur nga ish-Kryeministri Sali Berisha, që Lulzim Basha nuk e njeh.

Burime të Gazetës Shqip thonë se i gjithë Kuvendi i thirrur nga Berisha dhe vendimmarrja e tij do të kundërshtohet me shumë gjasa në gjykatë me një padi për falsifikim. Burimet thonë se padia do të ngrihet për përdorimin e stemës, vulës dhe logos së partisë pa miratimin e institucioneve zyrtare të saj.

Të dhënat për këtë janë mbledhur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, që në një mesazh dërguar drejtuesve të rreth 70 degëve të partisë u kërkonte që të identifikonin personat përgjegjës, sipas tij, të falsifikimit të logos, vulës dhe shenjave të tjera dalluese të partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat