Grabitet banesa e biznesmenit të njohur në Memaliaj

Shqipëria

Grabitet banesa e biznesmenit të njohur në Memaliaj

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 10:05
Ilustrim

Një banesë është grabitur në Memaliaj. Mëngjesin e sotëm burimet bëjnë me dije se është grabitur banesa e Luan Goxhajt në qytetin e Memaliajt.

Burimet bëjnë me dije se grabitja është kryer në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ndodhur në lagjen Nr.5 dhe policia është njoftuar nga komshinjtë të cilët kanë parë derën e shtëpisë të demtuar.

Mësohet se pronarët e banesës nuk kanë qënë në shtëpi në kohën e grabitjes.

Dyshohet se pronari i banesës është biznesmen i njohur në zonë. Policia po punon për zbardhjen e autorëve dhe ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat