Kryedemokrati Lulzim Basha publikon sloganin e Kuvendit të 18 Dhjetorit! Do zhvillohet në Pallatin e Kongreseve

Shqipëria

Kryedemokrati Lulzim Basha publikon sloganin e Kuvendit të 18 Dhjetorit! Do zhvillohet në Pallatin e Kongreseve

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 00:57
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka njoftuar zhvillimin e Kuvendit Kombëtar më 18 dhjetor në orën 11:00.

Kryedemokrati ka vendosur në profilin e tij në Facebook, një foto ku njofton organizimin e Kuvendit Kombëtar në Pallatin e Kongreseve.

Basha ka bërë publike dhe sloganin me të cilin do të zhvillohet Kuvendi Kombëtar “Zgjedhim të ardhmen”.

Ky organizim vjen një javë pas zhvillimit të Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit të thirrur nga Sali Berisha.

Image
Slogan
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat