Korçë/ Nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 33-vjeçari

Shqipëria

Korçë/ Nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 33-vjeçari

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 11:42
Foto ilustrim

Një 33-vjeçar i cili nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar ka rënë në pranga

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, të shtetasit M. I., 33 vjeç, banues në fshatin Libonik, Maliq.

Pasi në këtë fshat, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të ndaluar, i cili pasi u kap rezultoi se drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat