Berisha: Revolucioni mund të sjellë situata të paparashikueshme

Shqipëria

Berisha: Revolucioni mund të sjellë situata të paparashikueshme

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 22:17
Sali Berisha

Berisha paralajmëroi të gjithë deputetët e Partisë Demokratike që janë rreshtuar në krah të Bashës që të mos i rezistojnë revolucionit, sipas tij.

“Revolucioni nuk mund të ndalet. Revolucioni mund të sjellë situata të paparashikueshme. Ata që kanë ikur për një karrige, i ftoj të rikthehen në shtëpinë e tyre”, tha ai.

Sali Berisha ftoi të gjithë deputetët e Partisë Demokratike që të marrin listat e votuesve në referendumin e kësaj të shtune dhe të nxjerrin, sipas tij, konkluzionet e duhura.

Berisha i këshilloi që të mos sillen si njerëz pa vizion politik.

“Një pjesë e tyre kanë qenë këshilltarë tek unë dhe unë kam vlerësim të madh. Por, tani të mos gjykojnë më si zyrtarë, por të gjykojnë si politikanë. Të mos bëhen instrumente të një skenari më të turpshëm në historinë e Shqipërisë”, tha Berisha.

“Asgjë nuk mund të ndalë njerëzit e lirë në realizimin e qëllimeve të tyre. nuk ka forcë që pengon dot njerëzit e lirë në arritjen e objektivave të tyre për liri dhe dinjitet. Për të ardhmen e forcës së tyre politike dhe shoqërisë shqiptare në tërësi”, vijoi ish-kryeministri.

“I jap fjalën komisionit që menaxhoi referendumin dhe e falenderoj. është i njëjti komision që menaxhoi në mënyrë të përsosur Kuvendin historik të 11 dhjetorit dhe po me kaq përgjegjësi dhe transpaarencë menaxhoi, drejtoi referendumin e parë në historinë e një force politike të thirrur nga anëtarësia”, shtoi më tej Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat