"Në prill 2022 plotësohet struktura e BKH", Kraja: Kemi ngritur në SPAK qendrën e përgjimeve, do ndëshkohet kushdo që ka shkelur ligjin

Shqipëria

"Në prill 2022 plotësohet struktura e BKH", Kraja: Kemi ngritur në SPAK qendrën e përgjimeve, do ndëshkohet kushdo që ka shkelur ligjin

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 11:45
Arben Kraja

Kreu i SPAK, Arben Kraja prezantoi disa nga arritjet e SPAK gjatë 2 viteve. Kraja u shpreh se gjatë dy viteve javë vendosur ura të forta bashkëpunimi me homologët ndërkombëtarë për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kraja bëri me dije se në Prill të vitit 2022 do të plotësohet struktura e Byrosë Kombëtare të Hetimit me 32 anëtarë.

"Veprimtaria jonë është e bazuar në ligj dhe prova për të ndëshkuar këdo që ka shkelur ligjin."

Kraja: Kemi arritur që të kemi akses në një numër të konsiderueshëm në bazën e të dhënave të shtetit shqiptar, siç e parashikon ligji. Kemi vendosur ura bashkëpunimi shumë të forta me homologët tanë ndërkombëtarë në këto 2 vite duke konsoliduar raportet dhe duke qenë të sigurt se vetëm, me një bashkëpunim të tillë mund t'ia dalim të luftojmë krimin e organizuar. Në këto dy vite nuk kemi bërë ngritjen e institucionit, por dhe kemi punuar. Kemi bërë 181 procedime penale, kemi dërguar 432 të pandehur për gjykim dhe për 279 prej tyre kemi marrë vendim të formës së prerë.

Për të tjerët vazhdon gjykimi. Kemi marrë 62 vendime konfiskimi të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të cilat i kanë kaluar shtetit. Kemi marrë konfiskime dhe dënime për pastrim parash në proces penal, një risi për prokurorët dhe eksperiencat e mëparshme. Kemi konfiskime në proces. Nga autoritetet e huaja ka ardhur në rritje kërkesa për të bashkëpunuar me SPAK. Në këto dy vite janë 143 kërkesa, letërporosi të ardhura nga autoritet e huaja për tu ekzekutuar nga ana jonë, nga të cilat kemi ekzekutuar 85. Janë 89 kërkesa që SPAK i ka dërguar autoriteteve të huaja dhe na kanë ekzekutuar 42. Kemi 12 skuadra të përbashkëta hetimore, ku përfshihen hetimet e përbashkëta me Italinë, Zvicrën, Gjermaninë e më gjerë. Para dy vitesh ishim vetëm 8 prokurorë, në janar bëhemi 17. Në muaj prill të vitit të ardhshëm presim të plotësohet struktura e BKH me 32 hetuesit e grupit të dytë. Kemi ngritur në SPAK qendrën e përgjimeve dhe laborator digjital.

Kraja ishte i pranishën në ceremoninë e zhvilluar sot për shpërndarjen e certifikatave për hetuesit e BKH-së, së bashku me ambasadoren Kim dhe ambasadorin Soreca. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat