Sali Berisha zbulon lëvizjen e radhës pas protestës së djeshme

Shqipëria

Sali Berisha zbulon lëvizjen e radhës pas protestës së djeshme

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 20:58
Sali Berisha

I ftuar në një intervistë televizive, ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për protestën e madhe kombëtare kundër Ballkanit të hapur.

Pjesë nga biseda:

Protesta kombëtare kundër Open Balkan. A do i rikthehet protestave opozita pasi ju keni marrë timonin?

Berisha: Ekzakt ajo që thatë ju. Në një seri Foltoresh, në Kuvendin e jashtëzakonshëm të datës 11 dhjetor të Rithemelimit të PD-së, në ndryshimet e mëdha që u bënë në statut, synon rikthimin e saj te vlerat konservatore. Në këto vlera, si për shqiptarët ashtu dhe për çdo komb tjetër, atdhetaria dhe interesi kombëtar, janë shtylla kryesore. Ky miting i mbrëmshëm ishte vërtetë shumë i veçantë, një miting i tillë thirrej pas 23 vitesh për interesin kombëtar. Ky interes në këto 8 vite u nëpërkëmb në mënyrën më flagrante nga Edi Rama. Duhet të kemi një gjë parasysh. PS vjen nga partia e Punës së Shqipërisë, që interesin kombëtar e kishte zëvendësuar me atë prolektar. Shkelmimi i interesit kombëtar, Edi Rama e shpalli publikisht në shtator 2013 kur deklaroi për platformën zero probleme me fqinjët. Zero probleme me fqinjët për një vend që ka shqiptarë përreth në 4 shtete të tjera, ky është shkelmim mbi interesin kombëtar. Kjo politike që e morën nga ish-ministri i jashtëm, Dautoglu. U aplikua nga Turqia, por Turqia ka ambicien që të quhet me shumë se fuqi rajonale. Ajo dështoi në mënyrë ekzemplare. Zero probleme me fqinjët është shitje e interesave. Edi Rama deklaroi se politika ime e jashtme bazohet në parimin zero probleme me fqinjët, de fakto shitja e interesave shqiptare.

PD është dhe do mbetet parti e interes kombëtar e ka shpallur këtë parim me datën 22 dhjetor, pra nesër 31 vite më parë në mitingun e legalizimit të saj të organizuar në qytetin Studenti. Aty kam deklaruar se ylli ynë kombëtar do ishte çështja kombëtare. Do mbetet avokate e pamposhtur e interes kombëtar të shqiptarëve. Ka qenë një konstatim, i mediave të cilat prej kohësh kishin njoftuar se ka një ngjashmëri të madhe në qëndrime midis pushtetit dhe opozitës. Kishin arritur në përfundimin se pushteti dhe opozita këto 8 vite ndau edhe tradhtinë ndaj çështjes kombëtare. Mbrëmë më kishin ftuar në një televizion të Kosovës dhe diskutonte gazetari, por gabonte sepse unë para 3 muajsh bëra një seri shkrimesh dhe shpalla aleancën tre palëshe si një aleancë destabilizuese. Unë nuk kisha tagër të thirrja protestë sepse kryetari i PD në atë kohë nuk fliste në asnjë fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat