Vrasja e 35-vjeçarit në Kamëz, dyshohet se ka lidhje me atentatin e Astirit

Shqipëria

Vrasja e 35-vjeçarit në Kamëz, dyshohet se ka lidhje me atentatin e Astirit

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 21:14
Ilustrim

C.K, 35 vjeç u ekzekutua mbrëmjen e sotme me armë zjarri me silenciator në zonën e Kodër Kamzës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:56, në rrugën “Nikoll Vatnikaj”.

Vrasja e të riut dyshohet se ka lidhje me atentatin e Astirit më 13 nëntor.

Sipas grupit të hetuesve, kjo lidhje bëhet për shkak të njohjes që i riu kishte pasur me dy viktimat, Eriges Mihasin dhe Armando Dumani. 

Mihasi dhe Dumani u ekzekutuan me breshëri kallashnikovi te "Dy rrathët" e Astirit teksa po udhëtonin me një automjet tip 'Audi'. 

Ata u qëlluan nga një 'Toyota Yaris' e cila më pas u gjet e djegur në Thumanë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat