“Përdorën si ‘karrem’ një vajzë”, Anila Hoxha zbardh si u ekzekutua mbrëmjen e djeshme

Shqipëria

“Përdorën si ‘karrem’ një vajzë”, Anila Hoxha zbardh si u ekzekutua mbrëmjen e djeshme

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 10:53
Can Kariçi

Mbrëmjen e djeshme u ekzekutua me armë zjarri një 35-vjeçar i identifikuar si Can Kariçi . Ai u ekzekutua me armë zjarri me silenciator teksa ndodhej brenda makinës me targa të huaja.

Burimet e gazetares Anila Hoxha bënë me dije se Karriqi para se të gjendej i pajetë kishte pirë kafe pranë lokal ‘G’ i shoqëruar nga një vajzë. Më pas ka dalë prej andej dhe është gjetur pa shenja jete.

Pas ekzekutimit të tij, u gjet një makinë e djegur tip “Audi” që dyshohet të jetë përdorur nga autorët. Viktima, i cili është qëlluar me 4 plumba, ishte shok i ngushtë me Erigers Mihasin dhe Armand Dumanin. Pritet që dëshmia e vajzës që takoi Karriqin të zbardhë detaje rreth ekzekutimit.

Këta dy të fundit u vranë me breshëri kallashnikovi brenda një makine Audi të bardhë në Astir. Të dy ekzekutimet duket se u bënë në të njëjtën mënyrë. Ekzekutimi mafioz i dy shokëve të ngushtë ndodhi mbrëmjen e 13 nëntorit 2021.

Automjeti tip Audi ku udhëtonin viktimat është qëlluar në ecje dhe më pas ka ndaluar në një pjesë të rrugës, ku u ekzekutuan me breshëri plumbash.

32-vjeçari Erigers Mihasi sapo ishte kthyer nga Gjermania. Ai ka qenë një nga njerëzit më të besuar të biznesmenit të lojërave të fatit, Vis Martinaj, dhe kishte precedentë të mëparshëm penal. Ishte liruar nga burgu në vitin 2019, dhe ishte shpallur sërish në kërkim për një arsenal armësh që ishte zbuluar në zonën e Yrshekut.

Mihasi u arrestua për grabitjen dy prindërve të moshuar të Elton Çiços në Tepelenë, por u la sërish i lirë brenda muajsh. Së fundi, Mihasi frekuentonte xhaminë, por nuk mundi t’i shpëtojë të kaluarës së tij të errët, ku duket se autorët kishin ende ‘hesape’ të palara.

32-vjeçari dhe miku i tij, Armand Dumani 26-vjeç, vdiqën në vend, brenda mjetit tip “Audi”, teksa po lëviznin nga zona e ish-doganës drejt Pallatit me Shigjeta, rreth orës 19:30.

Dy viktimat ditën e fundit ishin takuar në mesditë. Së bashku me ta ka qenë dhe një vajzë, e njohur e të ndjerit Mihasi. Ata e morën me makinë rreth orës 16:36 dhe vajza zbritur pranë Komunës së Parisit në Tiranë, rreth orës 19:00. Ajo tregoi se ata vetëm kishin shëtitur me makinë.

“Në orën 19:25 të asaj mbrëmje, Erigersi më dërgoi si emoji një trëndafil”, thotë e reja sipas burimeve të Anila Hoxhës.

Dëshmitarja kujton se asnjëri prej tyre, nuk ishte i shqetësuar dhe se ata nuk kishin vënë re asgjë të dyshimtë para atentatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat